Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka folur menjëherë pas takimit Salzburg-Partizani. Italian u shpreh krenar për paraqitjen e sotme.
“Jam krenar për paraqitjen sot. Më vjen keq për humbjen, por i bëj komplimente skuadrës për ndeshjen. Nuk ishte e lehtë, kishim përballë një rival shumë cilësor e me eksperiencë. Nuk mendoj se mund të ndryshoja ndonjë gjë, aq më shumë që pas ndeshjes është e lehtë të flasim”, tha italiani.
I pyetur për ndërrimin e Torassës me Bathën, tekniku i Partizanit deklaroi:
“E ndërrova pasi pashë që skuadra nuk kishte më forcë për të shtyrë përpara”.
Ndërsa kur trajneri Sormani u pyet për çështjën e Bardhit, ai tregoi që nuk ekziston një çështje e tillë, thjeshtë duhet të zbatohet rregullorja.
“Nuk egzisto çështje Bardhi. Thjesht duhet të zbatohet rregullorja e klubit”, përfundoi Adolfo Sormani