Sopoti është duke bërë përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa në merkato kanë qarkulluar shumë emra që mund t’i bashkohen ekipit librazhdas. Pas Elton Muçollarit, Alvaro Bishajt dhe Aldo Mitraj tashmë te Sopoti mund të afrohet edhe një tjetër emër i njohur.
Bëhet fjalë për Jozef Thanën, mesfushori që ka luajtur më parë më Dinamon, Partizanin dhe skuadra të tjera në Superligë.
Drejtuesit e klubit të Sopotit i kanë bërë tashmë zyrtare ofertën e tyre mesfushorit kryeqytetas dhe pritet përgjigja e tij nëse do t’i bashkohet skuadrës për sezonin e ri ose jo.