UEFA ka publikuar ditën e sotme emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e dytë në raundin e parë eliminator të Europa League. Ai është nga Sllovenia dhe quhet Mitja Zganec. Gjyqtari shquhet si një njeri që nuk para e nxjerr shumë të kuqen, por duhet theksuar që nuk kursehet te të verdhat. Në sezonin e fundit në Slloveni, Zganec ka akorduar plot 67 kartona të verdhë dhe 5 të kuq. Takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 19:00 në stadiumin “Senica” në Sllovaki. Ndeshja e parë përfundoi në barazim të bardhë pa gola, duke shtuar shpresat e të kuqve për një kualifikim të mundshëm.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.