Skënderbeu ka mbyllur mbrëmjen e djeshme rrugëtimin në Europa League. Edhe pse u mendua dhe dëshirohej shumë nga të gjithë që ky rrugëtim të mbyllej me sukses, nuk ka ndodhur kështu, pasi korçarët janë mundur nga Jang Bojs me rezultatin 2-1, me një gol të pësuar në minutat e fundit të takimit.
Pavarësisht kësaj, Skënderbeu tregoi se është një ekip që edhe pse në fillim nënvlerësohej nga kundërshtarët, luajti gjithmonë si i barabartë në fushë dhe në fund të edicionit mori duartokitjet e të gjithëve.
Sukses pati dhe portieri Orges Shehi, i cili është renditur në vendin e tretë sa i përket mbrojtjes së portës. Sipas statistikave të publikuara së fundmi, rezulton se Shehi ka kapur vendin e tretë sa u përket pritjeve. Në total, “garadiani” korçar rezultonte në kishte bërë 26 pritje, ndërkohë që vendi i parë mbahej nga Denis Scherbitski, portieri i Bate Borisovit me 31 pritje, ndërsa në vendin e dytë është renditur Andre Hansen, portieri i Rosenborg me 30 pritje.