Në Superligë është duke u uajtur java e 9-të e kampionatit dhe pak a shumë skuadrat e kanë treguar një panoramë për objektivat e tyre, megjithëse është ende herët për të folur mbi këtë temë. Përtej rezultateve dhe futbollit të luajtur, në elitën e futbollit shqiptar po del një problem shumë i madh. Kukësi nuk ka një stadium ku të luaj ndeshjet. Laçi nuk e ka ende fushën gati dhe po luan në një imipant asnjanës.
Problemet nuk mbarojnë me kaq. Më tej edhe Teuta do të shtrojë një tjetër tapet në “Niko Dovana”, që do të thotë se për rreth 1 muaj nuk mund t’i luajë ndeshjet në shtëpi. Stadiumi “Redi Maloku” ku luan Kastrioti edhe pse në fillim kishte një fushë të mirë, ditën e djeshme në takimin me Kukësin u pa se kishte probleme shumë të mëdha dhe terreni nuk ishte për të luajtur futboll në kushte normale.
Mbetet të shihet se si do të shkojë ky problem, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që skuadrat nuk japin maksimumin në një impiant neutral, por në të njëjtën kohë është një problem shumë i madh edhe për ata pak tifozë që duan ta shkojnë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.