Është zhvilluar sot java e dytë e Kampionatit Shqiptar të moshave, U-19 dhe U-17.
Skuadra e Skënderbeut U-17, mundi Shkëndijën e Durrësit me rezultatin 3-1, në qytetin bregdetar. Për korçarët shënuan Qeleshi, Pelo dhe Kapllani.
Pas kësaj fitoreje bardhekuqtë U-17 ndodhen në vendin e parë pas 2 ndeshjesh, me pikë të plota.
Nuk pati të njejtin fat U-19, e cila arriti të merrte vetëm një barazim në ndeshjen e saj kundër Shkëndijës. Sfida përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, ku të dyja ekipet, pavarsisht rasteve të shumta, nuk arritën ta çonin topin në rrjetë.