Boluspori luan sonte në orën 19:00 ndeshjen kthyese në play-of kundër skuadrës së Gaziantep. Skuadra ku aktivizohet lojtari shqiptar Renato Arapi luan ndeshjen për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk. Në ndeshjen e parë eikipi i Arapit u mund me rezultatin 1-0, ndërsa sonte do tentojnë të përmbysin shifrat.
Boluspori renditet në kategorinë e dytë turke dhe në këto momente ndodhet në vendin e 3-të me 60 pikë të grumbulluara në 34 ndeshje.
Qendërmbrojtësi nga Durrësi është bashkuar me skuadrën në verën e vitit 2016-të dhe ka një kontratë që skadon në 30 Qershor 2018-të.