Tirana po luan kundër Laçit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Ka përfunduar me shifrat 0-2 pjesa e parë e këtij takimi me kurbinasit që janë më kërkues dhe arrijnë të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës.
Në minutën e 4-të është Redon Xhixha që zhbllokon shifrat, ndërsa në të 19-tën Mersinaj shënon golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Besnik Prenga. Pas një pushimi të shkurtër, të dy skuadrat do të kthehen në fushën e blertë për të vijuar pjesën e dytë të takimit.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në kompleksin stërvitor në Kamëz.
FORMACIONET STARTUESE:
Tirana: Lika, Muça, Hasani, Imami, Kërçiku, Hoxhallari, Halili, Karabeci, Daja, Greca, Ngo
Laçi: Selmani, Gjoni, Sefgjini, J. Mersinaj, Fangaj, Eller, Lushkja, Jonuzi, Xhixha, Çokaj, Berisha