Qendërmbrojtësi i Interit Milan Skriniar largon dyshimet për të ndërruar ekip. Sllovaku ka hedhur poshtë pretendimet se dëshiron të lërë Milanon. Edhe pse Manchester United dhe Barcelona kanë shprehur interes për 23-vjecarin, Skriniar ndihet i lumtur me zikaltërit. Kualifikimi i shumëpritur pë në Ligën e Kampioneve e shtyn sllovakur t’i shërbejë akoma ekipit italian.
” Është dëshira ime dhe e klubit që të qëndrojë këtu. Nuk mendoj për asnjë ofertë në vecanti, nuk kam asnjë arsye që të largohem dhe nuk mendoj se Interi do të më shesë.
Më pëlqen gjithashti fakti që do të luajmë në Ligën e Kampioneve. Dhe mezi po e pres”, deklaron për përditshmen sllovake “Pravda” lojtari i kombëtares “Slovenskí sokoli”.
Skriniar u ble nga Interi në merkaton verore të 2017 nga Sampdoria. Brenda një viti ai u pozicionua midis lojtarëve më të mirë të sezonit të fundit në Serinë A. Performanca e tij në zemër të mbrojtjes zikaltër ndihmoi në kualifikimin historik pas 6 vitesh në Ligën e Kampioneve pas triumfit ndaj Lacios në aktin përmbyllës të edicionit 2017/2018.
Sllovaku dhe një pjesë e mirë lojtarëve zikaltër do të debutojnë në arenën prestigjioze të klubeve më të mira europiane.