Skënderbeu e ka planifikuar merkaton e janarit në tregun e huaj. Kjo për faktin se në mes është çështja e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) që mund të shpëtojë ose zhysë në krizë më thellë klubin kampion. Duke qenë lojtarët shqiptarë janë të mësuar me çështjen e pagave dhe paradhënieve nuk kanë garanci nëse do të paguhen rregullisht, prandaj dhe refuzojnë firmosjen e kontratave afatgjata.
Në këtë situatë, Skënderbeu ka nisur të bëjë “gjueti” në tregun e huaj. Dje në prononcimin për Supersport, tekniku Orges Shehi pranoi se klubi kërkon të sjellë dy futbollistë. Bardhekuqtë kërkojnë një sulmues nga vendet e Ballkanit dhe një mesfushor i inkuadruar me kombëtaren e vendlindjes, njësoj si etiopiani Demte.
Shehi dhe Skënderbeu shpresojnë që këto ambicie të bëhen realitet për të qenë më të përqëndruar për pjesën e dytë të sezonit.