Klubi i Skënderbeut ka postuar në faqen zyrtare një njoftim, ku janë zbuluar 4 takimet e radhës që do të zhvillojë ekipi korçar nën drejtimin e trajnerit Daja.
Takimi i parë për vitin 2017-të për korçarët do të jetë ai përballë Flamurtarit, që do të luhet në datën 28 janar në orën 14:00. Ndeshja e dytë do të jetë përballë Laçit, që do të luhet për Kupë dhe është vendosur të luhet në datën 1 shkurt në orën 14:00.
Përballja e tretë që Skënderbeu do të ketë është me Korabin, që është përcaktuar të luhet në datën 6 shkurt, në orën 14:00. Ndërkohë që takimi i katërt do të vërë korçarët edhe njëherë përballë Laçit, këtë herë jo për Kupë, por një ndeshje e vlefshme për kampionatin. Ndeshja do të luhet në datën 11 shkurt, në orën 14:00.