Skënderbeu luan sot në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Shqipërisë, në një përballje me Teutën. Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren minimale të korçarëve ndërkohë që sot do të përcaktohet fati për skuadrën që do të kaloj në finalen e 31 majit.
Në krahun tjetër, Luftëtari, Vllaznia, Tirana dhe Besëlidhja do të kenë mëndjen tek Skënderbeu.
Rregullorja përcakton saktë kombinimet për një vënd në Kupat e Europës.
Fituesja e kampionatit siguron Champions Ligën, vëndi i dytë dhe i tretë Europa Ligën ndërsa një biletë e katërt ofron disa opsione.
- Nëse Skënderbeu fiton titullin dhe Kupën e Shqipërisë, automatikisht në Europa Ligë merr pjesë finalistja e kupës
- Nëse Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë dhe del në vëndin e dytë apo të tretë, në Europë merr pjesë vëndi i katërt në kampionat.
Në këto kushte, Luftëtari dhe Vllaznia që garojnë për vëndin e katërt shpresojnë shumë te Skënderbeu, ndërsa Tirana dhe Besëlidhja do t’i bëjnë këto llogari pasi njëra prej tyre të siguroj finalen.