Skënderbeu me gjithë problemet që ka, përsëri mbetet skuadra për t’u mundur. Këtë merkato janë larguar shumë lojtar nga kampionët, si Osmani, Lilaj, Soëe, Mici etj, por gjithsesi drejtuesit e skuadrës duket se po e “qendisin” fanelën bardhekuqe për vitet e ardhshme.
Bëhet fjalë për mesfushorin Jorgo Pëllumbi, i cili është vetëm 18 vjeç dhe vazhdon të stërvitet me “ujqërit”, duke u cilësuar kështu si një lojtar me shumë të ardhme dhe në të njëjtën kohë, Orges Shehi mund t’i besojë minuta nën këmbë për këtë sezon, që kampionët e nisin në shtëpi përballë Partizanit të premten në mbrëmje.