Dejan Liço firmosi me Sportingun e Lisbonës gjatë merkatos së janarit. 18-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së dytë spanjolle Leganes B, pas largimit nga Skënderbeu. Liço kaloi te skuadra portugeze në formën e huazimit dhe në fund të sezonit Sporting Lisbona ka të drejt të blejë kartonin e tij për një shifër rreth 1 milionë euro.
Në rast se ky transferim të konkretizohet, atëherë jo vetëm Leganes, por edhe Skënderbeu do të përfitojë nga shitja e tij pasi është klubi mëmë ku është rritur lojtari. Disa mijra euro për klubin korçar, që përfiton nga një lojtar që nuk luajtur asnjeherë më skuadrën e parë.