Skënderbeu ishte i pakapshëm në këtë sezon të Superligës ku në fund u shpall kampion duke mos pasur thuajse aspak konkurencë. Titulli i 7-të në 8 vitet e fundit në Superligë për korçarët që tregon për supermacinë e tyre, por bardhekuqtë duan ti bëjnë një mbyllje spektakolare sezonit që mbyllet ditën e dielë me finalen e kupës së Shqipërisë.
Pikërisht korçarët do jenë përballë Laçit në finalen e ‘Elbasan Arena’. Skënderbeu nuk e ka fituar kurrë më parë trofeun e kupës së Shqipërisë dhe ky duket sezoni i duhur për të bërë ‘bis’. E lehtë nuk do jetë përkundrazi pasi edhe Laçi do kërkojë me këmëbngulje fitimin e trofeut ditën e nesërme.