Faza e trëtë e kampionatit po afron dhe do të nisë vrullshëm me ndeshjen e rëndësishme mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do të luhet në Korçë. Skuadrat momentalisht janë duke bërë një mini-fazë përgatitore e cila alternohet edhe me miqësore të ndryshme.
Ditën e nesërme, Skënderbeu do të luajë një miqësore me skuadrën e Bylisit, qëmiliton në Kategorinë e Parë. Do të jetë një test shumë i vlefshëm për ekipin korçar, pasi Bylisi është ekip që i njeh shumë mirë skuadrat e Superligës dhe i’u krijon vështirësi atyre.
Ndeshja do të luhet nesër, në orën 14:00, në ambientet “Tropikal Resort” në Durrës vendi që është grumbulluar Skënderbeu.