Skënderbeu provon se nuk ka humbur nga potenciali i tij. Ndaj Kukësit, kampionët në fuqi të Shqipërisë fituan minimalisht në një ndeshje ku skuadrat dhanë maksimumin e tyre, por bardhekuqtë ishin më të saktë duke marrë me vete tre pikë të vyera në garën për titull.
Pjesa e parë foli për Skënderbeun, të cilët provuan me një seri aksionesh mbrojtjen e verilindorëve. Gripshi shënoi në minutën e 17-të, gol i cili qëndroi në fuqi deri në fund të ndeshjes. Bardhekuqtë fituan dhe një penallti në minutën e 31-të. por Muzaka nuk arriti të likujdonte kundërshtarin që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, KUKËSI tentoi të shënonte me Reginaldon, Shametin dhe Chafik, por të gjitha rastet rezultuan të pasakta.
Skënderbeu e menaxhoi mirë pjesën e dytë duke qenë i sigurtë për triumfin.
Me këtë sfidë mbyllet dhe java e shtatë e kampionatit. Partizani kryeson me 16 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 14 dhe Laçi dhe Kukësi me 13.
Skënderbeu udhëton në Gjirokastër për ndeshjen ardhshme, ndërsa Kukësi duhet të mposhtë Partizanin ditën e hënë në “Elbasan Arena”.
NDESHJA
SKËNDERBEU-KUKËSI 1-0 (FT)
(Gripshi 17′)
Skënderbeu: Teqja, Abazi, Aliti, Radas, Vangjeli, Dita, Muzaka, Demte, Bregu, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi.
Kukësi: Frashëri, Zguro, Cuculi, Shameti, Maliqi, Cordeiro, Dzaria, Shkodra, Çyrbja, Chafik, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.
96′- Skënderbeu ndez fishekzjarret. Triumf i merituar në shtëpi.
95′- Muzaka jashtë, Guedj zë vendin e tij.
94′- Shehi gati për zëvendësimin e fundit. Pret vërshëllimën finale.
91′- Shtesa mban në ankth tifozët. Skënderbeu pranë një fitoreje të madhe.
90′- SkëNDERBEU fiton faull. Korçarët rrëmbejnë sekonda të vlefshme.
88′- Skuadrat ndiejnë lodhjen. Kukësi hedh të gjitha letrat në fushë.
87′- Goditje nga këndi për Skënderbeun. Harba zbret në fushë.
83′ Cuculi shkakton faull. Ndëshkohet me karton të verdhë.
76′-Reginaldo jo në ditën e tij. Fal një rast të artë.
74′- Bregu mbaron ndeshjen. Fili hidhet në fushë.
73′- Kukësi gjen “thembrën e Akilit”. Shameti nuk godet siç duhet.
71′ Zgjohet Kukësi. Chatik i afrohet barazimit.
70′- Aksion i Skënderbeut. Bregu në pozicion jashtë loje.
69′- Reginaldo gabon shënjestër. Rati i parë për Kukësin.
68′- Loja në gjysmëfushën e Skënderbeut. Aliti largon rrezikun.
67′- Ndëshkohet me karton të verdhë Radas. Humbet ndeshjen e ardhshme me Luftëtarin.
66′- Kukësi tenton me të gjitha mënyrat golin. Mungon qartësia.
64′- Skënderbeu bën ndryshimin e parë. Otto John i lë vendin Blerim Krasniqit.
63′- Goditje dënimi për Kukësin. Faull në sulm.
62′- Maliqi nuk dërgon siç duhet krosin në zonë.
60′- Zëvendësim i dytë te Kukësi.
54′- Muzaka pranë golit. Frashëri e ndalon në fund.
46′- Fillon pjesa e dytë.Skuadrat luajnë vetëm për fitore.
45′- Përfundon pjesa e parë. Skënderbeu dominon plotësisht Kukësin.
32′ Muzaka shpërdoron mundësinë për të dyfishuar. Gjuan jashtë.
31′-Penallti për Skënderbeun.
17′- Aksion perfket i Skënderbeut. Gripshi shënon me kokë.
10′- Kukësi i falet fatit. Otto John ndalet nga traversa.
7′- Kundërsulm i Skënderbeut. Kukësi shpëton për qime.
5′- Muzaka do penallti.
6′ Goditja e parë nga këndi. Dita spastron topin nga zona
1′- Shkelmon topin e parë Skënderbeu. Fillon ndeshja.