Bernard Berisha u largua nga Skënderbeu gjatë merkatos së janarit, ndërsa firmosi për Anzhin në kampionatin rus. Ai ka nisur sezonin e ri me skuadrën e Premier League-s ruse, ndërsa nuk është shkëputur plotësisht nga Skënderbeu.
Skuadra korçare zotëron 20% të kartonit të tij, ndërsa përflitet se ai mund të firmosë me një tjetër ekip gjatë ditëve në vijim. Çka do të thotë se kosovari që luan në krahun e majtë do t’i detyrohet sërish Skënderbeut një shumë të majme parash në rast kalimi në një tjetër skuadër.
Kujtojmë që transferimi i kryer në janar i solli 600 mijë euro përfitime klubit bardhekuq, por që kjo shifër ende nuk është përfundimtare për shkak të marrëveshjes së bërë mes dy klubeve dhe menaxherit të futbollistit.