Korçarët kanë bërë të mundur ditën e djeshme fitimin e një tjetër trofeu, atë të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu ka mundur Laçin me rezultatin 1-0, duke konfirmuar në këtë mënyrë ecurinë pozitive për këtë sezon me fitimin e titullit të fundit për këtë vit kalendarik.
Përveç trofeut, klubi korçar ka fituar 50 milionë lekë që akordohen nga FSHF për triumfin e arritur në Kupë. Ndërkohë që dhe lojtarët kanë fituar po të njëjtën shumë, premio e akorduar nga presidenca korçare.
Shuma prej 50 milionë lekësh do të shpërndahet për lojtarët, ku pjesën më të madhe pritet ta marrin titullarët, ndërsa stoli do marrë diçka simbolike.