Skënderbeu do udhëtojë drejt Vlorës ditën e nesërme për tu ndeshur me vendasit në kuadër të ndeshjes së kthimit për gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë. Korçarët u mundën në takimin e parë me rezultatin 0-1 në shtëpi dhe do tentojnë përmbysjen në ndeshjen e kthimit ku kupa mbetet një objektiv i rëndësishëm për klubin këtë sezon.
‘Ujqërit e dëborës’ do kenë disa mungesa të rëndësishme në ndeshjen kundërk kuqezinjve. Bëhet fjalë për portierin Shehi, mesfushorin Dita dhe sulmuesin James. Të tre lojtarët vuajnë nga problemet fizike dhe nuk do jenë të gatshëm për këtë takim. Mungesa të rëndësishme këto për trajnerin Daja dhe skuadrën e Skënderbeut që në Vlorë i duhet të përmbysë rezultatin.