Ndërkohë që Skënderbeu “sulmohet” nga të gjitha ekipet për të rrëmbyer çdo lojtar të vlefshëm, klubi po punon në fshehtësi për të bindur pjesëtarët e tij për të mos e braktisur skuadrën.
Pas kroatit Marko Radas, Gjergj Muzaka mund të qëndrojë sërish me kampionët e Shqipërisë. Korçarëve do t’iu bashkohen së shpejti dhe të huazuarit Ardit Hoxhaj dhe Bruno Lulaj. Në kushte të reduktuara për të bërë blerje, drejtuesit kanë shqetësimin e madh e largimeve të mundshme të Kristi Vangjelit, Tefik Osmanit dhe Gledi Micit. Të tre nuk kanë premtuar asnjë gjë për të qëndruar besnik bardhekuqve dhe një ofertë serioze i largon menjëherë nga Korça. Pritet t’i bashkohet ekipit mbrojtësi Erlis Frashëri, i cili kthehet në vendlindje pas gati 10 vitesh “emigrim” në klube të tjera.