Skënderbeu shfrytëzon pushimet në maksimum për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Kamzës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë duhet të fitojnë medoemos përballë skuadrës së Kloadian Duros në mënyrë që të mbajnë të njëjtin ritëm me Partizanin.
Përgatitjet po zhvillohen rregullisht dhe stafi teknik po bën të pamundurën që çdo lojtar të jenë në kondicionin e plotë fizik.
Por bardhekuqtë janë në pritje të rikuperimit të tre futbollistëve: sulmuesi Saliou Guindo, kapiteni Marko Radas dhe mesfushori Bruno Dita vuajnë nga një gjendja gripale. Por, deri në fundjavën e ardhshme stafi teknik shpreson që të tre futbollistët të kthehen në gjendjen optimale për të qenë në gadishmëri të teknikut Shehi për sfidën ndaj Kamzës në shtëpi.