Hamdi Salihi shqetëson Skënderbeun. Sulmuesi shkodran mund të humbasë sfidën ndaj Kukësit për shkak dëmtimi.
Kundër Tiranës, Salihi luajti i dëmtuar, ndërsa mori një tjetër goditje gjatë sfidës kundër bardhebluve.
Ditën e sotme, sulmuesi i Skënderbeut do të kryejë një rezonancë manjetike për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Pas këtyre analizave do të përcaktohet nëse Salihi ka pësuar ndonjë tërheqje muskulore dhe nëse do të rikuperohet ose jo në kohë për finalen e titullit kampion kundër Kukësit.