Pas Agim Zekës, që Skënderbeu e shiti te Lila në Francë, korçarët kanë vendosur të lëshojnë edhe një tjetër talent. Bëhet fjalë për Kostandin Dramollin, portierin e talentuar 20-vjeçar, i cili do të jetë pjesë e Bylisit.
“Gardiani” që u bë “hero” sezonin e shkuar me Skënderbeun U19 në finalen kundër Partizanit ka rënë dakord që të transferohet te skuadra e Kategorisë së Parë që këtë sezon pretenton Superligën, për të marrë më shumë eksperiencë duke u aktivizuar te ballshiotët.
Ai është vënë në urdhrat e trajnerit Eqerem Memushaj dhe konsiderohet nga Bylisi një përforcim shumë i rëndësishëm.