Mund të themi me gojën plot se, korçarët janë milionerët e Shqipërisë në rang klubesh, pasi vetëm mbrëmjen e djeshme nga kualifikimi, klubi siguroi plot 2.6 milionë euro nga UEFA, shto këtu dhe 675 mijë euro të përfituara nga fazat e para.
Në total fitimet e Skënderbeut deri më tani kanë shkuar në 3.3 milionë euro, pasi shumën prej 245 mijë eurosh të për kalimin në fazën Play Off nuk e përfiton duke qenë se kualifikohet në fazën e grupeve, kështu e parashikon rregullorja e UEFA-s. Në rast se bëjmë një analizë të shkurtër, mund të themi fare mirë se klubi korçar ka përfituar aq sa mund të përfitonte gjatë gjithë sezonit në kampionat, madje shumë herë më shumë.