Situata te Skënderbeu duket se ka marrë një rrjedhë normale ditët e fundit pas goditjes që i dha CAS-i me lënien ne fuqi të vendimit të UEFA-s për pezullimin me 10 vjet nga Europa dhe gjobën 1 milionë euro.
Ndërkohë që drejtuesit e klubit korçar kanë nisur nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri, disa prej lojtarëve të skuadrës korçare kanë nisur pushimet për tu relaksuar pak pas atij sezoni të ngjeshur dhe të loshëm që lamë pas, por që në fund rezultoi mjaft i suksesshëm për Skënderbeun.
Mbrojtësi i korçarëve, Bruno Lulaj ka postuar pak minuta më parë një foto në rrjetet sociale, ku shihet i qetë në këto ditë pushimesh në Pire, në Greqi. Nuk dihet nëse ky udhëtim në shtetin fqinj ka për qëllim vetëm disa ditë pushime apo edhe diçka tjetër, këtë gjë pritet ta mësojmë ditët në vijim. Si diçiturë në foton e postuar, Lulaj shkruan: “Më pak trishtim dhe më shumë buzëqeshje”.