Nga pjesmarrja në turin e parë, Skënderbeu arriti të sigurojë nga UEFA 215 mijë euro. 225 mijë euro korçarët përfituan për pjesmarrjen në turin e dytë. Më pas, me kualifikimin ndaj Kayrat-it arritën të bënin të vetën edhe shumën prej 235 mijë eurosh, pra, deri mbëmjen e djeshme të ardhurat e siguruara nga klubi për pjesmarrjen në turet e Europa Leagues ishte plot 675 mijë euro.
Mbrëmjen e djeshme, Skënderbeu ka arritur të mundë çekët e Mladës pas 120 minutave lojë dhe gjuajtjeve të penalltive, ku korçarët arritën të kualifikohen në “play-off” pasi fituan 4-2 me penallti. Nga kjo fitore korçarët arritën të sigurojnë edhe 245 mijë euro të tjera, duke çuar në total 920 mijë euro fitimet nga UEFA për rrugëtimin deri tani në Europë.
Ndërkohë që presidenti i klubit Ardjan Takaj ju ka premtuar lojtarëve 50 mijë euro premo, të cilat pritet që lojtarët ti marrin shumë shpejt.