Kukësi luan ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Qarabag-ut dhe UEFA i ka quajtur verilindorët si kampion të vendit, ndërkohë që titulli është fituar nga Skënderbeu dhe ndodhet në kabinetin e trofeve të korçarëve. Megjithatë “ujqërit” i përgjigjen në mënyrë shumë fair-play, ashtu sikurse dinë të bëjnë kampionët.
Në një postim në rrjetet sociale Skënderbeu falenderon tifozët për 20,000 ndjekësit bnë Instagram, si shenjë respekti ndaj tyre, sepse ata janë një pikë shumë e fortë e ekipit, të cilët i mbështesin në çdo situatë.
Ditën e djeshme Skënderbeu luajti një ndeshje miqësore në shtëpi ndaj skuadrës kosovare Trepça 89-të dhe fitoi me një rezultat minimal 1-0. Goli u realizua nga Dejvi Bregu në pjesën e parë të takimit.