Skënderbeu duhet të gjejë zgidhjen më të përshtatshme për të zëvendësuar sulmuesin e dëmtuar Dejvi Bregu. Kampionët në fuqi të Shqipërisë mund të rreshtohen në dy variante të detyruar nga mungesa e futbollistit vlonjat.
Një variant është zëvendësimi kokë më kokë midis Bregut dhe sulmuesit tjetër Ardit Hoxhaj. Ky i fundit, ndryshe nga pjesa e parë e sezonit, që vuajti dëmtimet, pret vetëm konfirmimin e teknikut Orges Shehi për të zënë vend në formacionin bazë. Ndërsa mënyra e dytë është skema me dy sulmues, ku nigeriani Otto John dhe Blerim Krasniqi do t’i prijnë ekipit në fushë. Sipas alternativave që ka në dorë stafi teknik, rreshtimi i mundshëm është 4-3-1-2.
Zgjidhja ideale do të mësohet në përfundim të fazës përgatitore.