Skënderbeu ka mundur të fitojë Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit ditën e djeshme. Një penallti e shkaktuar nga kurbinasit e cila u diskutua shumë ka irrituar jo pak tifozët e Laçit. Këta të fundit nuk kanë menduar gjatë, por kanë nisur të shkulin stolat dhe ti hedhin më pas në drejtim të fushës.
Ky veprim sigurisht që nuk ka qenë aspak normal ndaj dhe pritet që Komisioni i Disiplinës të dalë me një vendim ditët në vijim lidhur me atë që ndodhi në “Elbasan Arena”.
Edhe pse polemikat qenë të shumta, korçarët kanë mundur të çojnë në shtëpi një titull që mungonte, sigurisht që ky sezon ishte nga më të mirët për korçarët, ndaj dhe këta të fundit kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të fituar çdo gjë këtë sezon