Trajneri i Laçit, Bledar Sinella pas barazimit kundër Skënderbeut u shpreh: “Jam i kënaqur nga ajo çka skuadra dha në fushën e lojës dhe se si e përballuam Skënderbeun.
Edhe pse e pësuam një gol në fund, mendoj se kemi shanse për kualifikim, sepse do të japim maksimumin në ndeshjen e dytë.
Nika e nisi nga stoli, sepse nuk është ende në formën e tij më të mirë fizike dhe kishim ndeshje edhe ditën e shtunë”, tha trajneri Bledar Sinella për Supersport në emisionin “Gol pas Goli”.