Dje u luajtën edhe ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë, takime që treguan edhe njëherë se ky trofe është i rëndësishëm për disa skuadra. Skënderbeu u mund në takimin e parë 0-1 nga Flamurtari. Pavarësisht se bardhekuqtë trumpetojnë me të madhe se duan kupën, nuk e shfaqën një gjë të tillë në fushën e lojës. Vlonjatët treguan më grintë dhe dëshirë për të arritur suksesin në një ndeshje të tillë.
Një sukses që mund të garantojë finalen e kupës dhe ndoshta një vend në kupat e Europës në fund të sezonit. ‘Ujqërit duket se po e ‘falin’ edhe këtë sezon kupën ashtu si në vitet e kaluara. Në ndeshjne tjetër atë mes Laçit dhe Kukësit gjithçka ishte më e luftuar. Takimi përfundoi 0-0 dhe gjithçka do zgjidhet në Kukës pas dy javësh.
Duket se të dy ekipet e kërkojnë me ngulm një sukses në kupë dhe laçinaët me kualifikimin në kupat e Europës ndërsa kuksianët me prestigjin që të jep një trofe e konsiderojnë të rëndësishëm fitoren e këtij kompeticioni.