Skënderbeu është skuadra që pritet të shihet me interes merkato që drejtuesit korçarë do të zhvillojnë. Bardhekuqtë po kalojnë ditë të vështira, teksa tashmë as mund të marrin pjesë në Kupat e Europës pas refuzimit të CAS-it për të pranuar kërkesën e tyre që të luajnë në Champions. Edhe pse çdo gjë momentalisht duket mjaft e qetë në kampin e Skënderbeut, në fakt nuk është kështu. Drejtuesit kanë nisur nga puna për të përforcuar ekipin.
“Korça Sot” raporton se me Skënderbeun është rikthyer një ish, pikërisht mbrojtësi Erlis Frashëri. Pas tetë vitesh, mbrojtësi i njohur do të firmosë një kontratë për të qenë pjesë e Skënderbeut në vijim. Ndërkohë bëhet e ditur që me bardhekuqtë do të rinovojnë Radas dhe Muzaka. Më poshtë gjeni listën me 7 futbollistët që janë momentalisht pjesë e Skënderbeut.
Erlis Frashëri (firmos kontratë të re)
Oto Xhon (kthehet nga huazimi)
Çinedu Çarls (khehet nga huazimi)
Bruno Lulaj (kthehet nga huazimi)
Ardit Hoxhaj (kthehet nga huazimi)
Marko Radas (rinovon kontratën)
Gjergji Muzaka (rinovon kontratën)