Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 kundër skuadrës së Sant Hulias. Skuadra korçare dominoi të gjithë takimin dhe në pjesën e parë goditi tre herë shtyllën.
Në fraksionin e dytë, bardhekuqtë hynë në lojë tepër të motivuar. Liridon Latifi arrin të shënojë një gol mjaft të bukur në minutën e 69-të, duke “ngritur peshë” tifozët e Skënderbeut.
Pjesa e mbetur e lojës dominohet sërish nga korçarët, por kështu do të mbyllet ky takim me rezultatin e ngushtë 1-0. Pas një jave, Skënderbeu do të udhëtojë në Andora për të luajtur ndeshjen e kthimit.