Skënderbeu dhe Partizani hapën sezonin e ri të Superiores të premten në mbrëmje në Korçë, ku vendasit fituan me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga Muzaka me penallti. Rreth 15 minuta nga fundi loja u ndërpre për shkak se në fushë hynë tifozët, të cilët patën edhe një përleshje dhe duhet thënë se mbetën edhe të plagosur.
Në lidhje me këtë situatë, Skënderbeu në një postim në rrjetet sociale, akuzon Partizanin, duke thënë se janë ata tifozë, që prej vitesh shkaktojnë dëme me bilane lufte.