Skuadra e Partizanit ka bërë një punë të mirë në këto javë të para të kampionatit, duke mundur kundërshtarët më të rrezikshëm dhe grumbulluar pikë dduke kryesuar në këtë mënyrë tabelën e klasifikimit.
Nisur nga fakti që do të luhen ndeshjet e Kombëtareve dhe kampionati do të ketë pak ditë pauz, në kampin e kuq kanë menduar të bëjnë tre ditë pushime për tu rikthyer më pas për të luajtur ndeshjen e fundit për fazën e parë ndaj Luftëtarit.
Kjo është një zgjedhje që është bërë nga trajneri Gega dhe stafi teknik të cilët janë koshient që lojtarët kanë humbur shumë energji dhe kanë nevojë për pak pushim dhe kjo dëshirë është plotësuar nga drejtuesit.