Skuadra e Partizanit ditën e sotme ka luajtur një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Makedonija Gjorce Petrov dhe ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e të kuqve në këtë fazë përgatitore. Trajneri i ri Skënder Gega ka kaluar kështu me sukses provën e parë nën drejtimin e Partizanit.
Megjithatë ndeshja e vërtetë do të jetë në datën 12 korrik kundër skuadrës së Maribor-it, ku 15 herë kampionët e vendit do të “skanohen” nëse janë të gatshëm për një sezon të mirë, apo merkatoja do të jetë “detyrim”.