Theo Fodjo Lali, portieri, që në vitin 2017 ka ardhur nga Kameruni për tek skuadra e Trepçës në mënyrë që të luante një futboll më profesionist dhe t’i shërbente atij si një “trampolinë” për t’u ngjitur sa më lartë në karrierë.
Mirëpo me lojtarin ka ndodhur diçka e pazakontë, pasi përveç faktit që është futbollist i ekipit, sikurse raporton “GazetaOlle”, shtatlarti ëshë i detyruar që të punojë edhe në një firmë ndërtimi.
Vitin e kaluar, 26 vjeccari është kthyer në një “hero” për skuadrën e tij, pasi ka pritur 3 penallti me Dardanën dhe e ka mbajtur skuadran për të mos rënë një kategori më poshtë.