U luajt dje ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, 0-1 në “Selman Stërmasi”. Në këtë takim nuk ka munguar tensioni, ndërsa kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas ka provokuar dhe tifozerinë e kuqe.
Në një moment gjatë sfidës, pasi goditi topin drejt tifozerisë, Marko bën një shenjë ofenduese ndaj fansave të kuq, duke vendosur dorën te organi gjenital.
Arbitri Andi Koçi nuk ka marrë asnjë masë për këtë veprim të Radasit. Ky nuk është rasti i parë që Radas ofendon tifozerinë, pasi vetëm pak javë më parë, në Gjirokastër, në ndeshjen ndaj Luftëtarit,
Radas ofendoi tifozët bluzinj. Për këtë veprim, futbollisti u dënua me dy ndeshje mungesë.