Pas skandalit të Briken Caljës, një episod tjetër i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Peshëngritsja Evagjeli Veli nuk ka parakaluar në ceremoninë hapëse pasi shkaku ka qenë mungesa e kostumit zyrtar. Faji nuk ishte i saj, por i KOKSH-së. Këtë e ka pohuar edhe presidenti i peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili është shprehur:
” Peshëngritsja Veli nuk do të marrë pjesë e delegacionit në ceremoninë hapëse, pasi nuk ka mundur të pajiset me kostumin zyrtar, kjo një detyrë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me të ardhur ftesa nga Federata Botërore, kam mundësuar ardhjen e sportistes në kohë rekord në Tiranë nga Greqia.
Kush është përgjegjësi i kësaj? Ajo dihet. Përgjegjësi totale e Komitetit Olimpik”, u shpreh i indinjuar presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.