Gjatë ndeshjes së djeshme Pogradeci-Tirana, në minutën e 66′ pati një incident. Sulmuesi i Tiranës, Asion Daja u godit me çakmak nga tifozët dhe u ça në vetull.
Por ajo çka çuditi, ishte fakti se gjatë momentit të goditjes, u zbulua se autoi ishte në rreshtin e parë të karshisë, por policia, që ishte shumë pranë këtij sektori, nuk tentoi fare që të arrestonte autorin.
Paqeruajtësit morën masa vetëm ndeshjes, kur bën me dije se autori ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim.
Goditja i kushtoi Dajës dy të qepura, por mendohet se lojtari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.