Skandalet në futbollin shqiptar nuk kanë të sosur, ndërsa i fundit lidhet me largimin nga kombëtarja U-19 i lojtarit Emir Sahiti. Për këtë të fundit motivi i largimit ka qenë se ky nuk ka pasur pasaportë shqiptare, gjë që plotësisht nuk është e vërtetë.
Një nga miqtë e tij ka postuar në “facebook” një foto të pasaportës së tij, ku shihet qartë nga të dhënat e dokumentit zyrtar se ai është shqiptar edhe me pasaportë.