Skënderbeu vitet e fundit ka fituar çdo trofe të mundshëm në Shqipëri, por edhe në Europë ka bërë astë që asnjë skuadër tjetër nuk ka mundur. Korçarët janë kualifikuar 2 herë në fazën e grupeve të Europa League.
Mirëpo të gjitha këto suksese nuk mjaftojnë për të mbuluar problemet me rrogat e lojtarëve. Sikurse raporton ‘Panorama Sport’ në Korçë nuk është aspak e mirë atmosfera, pasi tashmë nuk po marrim më garanci nga presidenti Takaj për rrogat, që edhe më parë paguheshin një herë në 3 muaj, por kjo mbetej ‘sekret’ brenda skuadrës. Në këto rrethana lojtarët kanë bërë protestë për pagat, pasi ambienti nuk ofron më siguri.