Skuadra e Basketbollit të Tiranës ka udhëtuar drejt Bullgarisë, ku do të luajë ditën e nesërme kundër skuadrës, Akademik Bultex 99, ndeshje e vlefshme për Balkan League.
Por mesa duket ky udhëtim nuk ka shkuar mirë për bardheblutë, të cilët janë trajtuar në mënyrë jokorrekte nga skuadra pritëse.
Klubi ka postuar një shkrim në rrjetin social Facebook, ku shprehin ankesat e tyre për pritjen dhe ushqimin që i ka mundësuar skuadra pritëse.
“Sot pas 14 ore udhetim arritem ne Plovdiv, per te zhvilluar neser ndeshjen e Balkan Ligues.
Situata qe kemi gjetur eshte qesharake dhe ne te njejten koh per te ardhur keq.
Mbas 14 oreve udhetim te nisura mbrem ne darke akoma jemi pa NGRENE!!
Dreka ishte nje pjate “makarona” por problemi ishte qe me sa duket nuk e kishin informuar guzhinierin qe uje duhet zbrazur dhe jo len ne pjate qe te notojme makaronat, ndersa darka “makarona me pilaf” ne te njejten pjat dhe natyrisht komplet te pa bera dhe pa krip pa gjalp pa nuk dim cfar tjeter nuk kishte.
Neser kemi nje ndeshje shum te rendesishme dhe detyrohemi te dalim tani te shkojme te hajme ne ndonje Fast-Food !!!
Nuk eshte kjo menyra se si duhet te sillet ekipi prites. Na vjen me te vertet keq !!!”