Nesër, në orën 18:30, luhet ndeshja për Superkupën e Italisë, mes Juventusit dhe Milanit. Ende pa nisur ndeshja kanë nisur polemikat mes skuadrave. Shkaku është spiunazhi nga ana e bardhezinjve në stërvitjen e Milanit, që po e bën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dy persona të stafit të trajnerit të Juves, Massimiliano Allegri, të veshur me uniformën e Juves, kanë nisur të filmojnë stërvitjen e kuqezinjve. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e mjaft personave nga stafi i Milanit, që sot nuk është marrë me taktikë gjatë stërvitjes, ashtu si dje, por thjesht me ushtrime me topin.
Një veprim skandaloz ky nga ana e bardhezinjve, të cilët nuk tregohen fair-play me këto lloj strategjish apo taktikash.