Sfisa kryesore e Kategorisë së Parë midis Lushnjes Bylisit ka përfunduar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Ballshiotët siguruan fitoren e papritur në minutën e fundit të ndeshjes në fushën e myzeqarëve “Roza Haxhiu”.
Tifozeria vendase shpërtheu në ofendime dhe sulme ndaj kampit ballshiot duke goditur sulmuesin Dose dhe teknikun Veljko Dovedan, ndërsa është goditur me gurë dhe sulmuesi tjetër i Bylisit Dose.
Klubi ka reaguar duke kërkuar të merren masat më të ashpra ndaj klubit lushnjar nga FSHF-ja.