Klubi I Benficës po përballet me një skandal të madh që është përhapur në median portugeze.
Sipas informacioneve që kanë rrjedhur, klubi më i suksesshëm i Portugalisë akuzohet se ka përdorur prostituta për të përfituar favorizime nga Federata e Futbollit Portugez në ndeshjet e kampionatit. “Shiponjat” u ofronin prostituta drejtuesve të Federatës dhe gjyqtarëve për të fiksuar rezultatet e takimeve në favor të tyre.
Ndaj klubit janë ngritur akuza të rënda: mashtrim financiar kibernetin, korrupsion, favorizim të interesave të ngushta.
Klubi I ka mohuar kategorikisht këto pretendime të medias, por lajmi tashmë ka marrë dhenë dhe nëse akuzat vërtetohen, klubi rrezikon të goditet rëndë financiarisht dhe në reputacion.