Ish-futbollisti i Liverpoolit nuk do të jetë më “I kuq”. Emre Can është zyrtarisht futbollisti i ri Juventusit. Mesfushori u shfaq sot në Torino në ambjentet e klubit bardhezi duke hedhur firmën si lojtar juventin për 4 vite.
Gjermani me prejardhje nga Turqia do të mbulojë qendrën e mesfushës së kampionëve të Italisë.
Can u ble për 30 milion € dhe do të ketë përkrahjen e Giorgio Chiellinit e Medhi Benatias në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”.