Nesër është afati i fundit nga ultimatumi i vendosur për Flamurtarin nga FSHF, në mënyrë që klubi vlonjat të likuidojë Franc Veliun, Polizoi Arbërin dhe Artan Sakajn.
Tre futbollistët e sipërpërmendur kanë fituar gjyqet për rrogat e prapambetura dhe nesër pritet të shihet nëse klubi i Flamurtarit do t’i likuidojë ose jo.
Në rast se nuk ndodh kalimi i shumës financiare së kërkuar nga Veliu, Arbëri dhe Sakaj, skuadrës vlonjate do t’i hiqen pikë nga renditja aktuale në Superligë.