Takimi i djeshëm ndaj Fenerbahçes, ka qenë një mundësi e mirë për futbollistët e Partizanit, të cilët patën mundësinë të bënin një reklamë të mirë të vetes dhe kështu ka ndodhur.
Pas përfundimit të takimit, kanë ardhur ofertat e para për huazim nga disa ekipe turke për disa lojtarë të Partizanit. Përveç interesimeve për Kaleb Ekubanin dhe Niaz Lenën, “sirenat” turke kanë rënë dhe për dy futbollistë të tjerë.
Bëhet fjalë për Realdo Filin, për të cilin ka shfaqur interes Bulaspori, ndërkohë që takimi është ndjekur dhe nga zbuluesit e talenteve të Ludogoresit dhe CSKA-së, të cilët kanë parë nga afër lojën e zhvilluar nga lojtarët e Partizanit.
Edhe Kristal Abazaj është vënë në vëzhgim të “miqve” të largët, të cilët po n të bëjnë propozimet e tyre për futbollistët në fjalë.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Partizani mësohet të kenë thënë, se për momentin nuk kanë menduar të bëjnë lëvizje të tilla. Pritet ditët në vazhdim për të zbuluar nëse ndonjë nga emrat e përfolur do të mund të huazohet gjatë merkatos së janarit.